Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan të hënën se po shqyrtojnë aplikimin e sanksioneve të reja ndaj Rusisë, si dënim për mbështetjen që kjo e fundit ka dhënë për regjimin sirian të Bashar Al Assad.

Lajmi u bë i ditur Sarah Huckabee Sanders, Sekretare e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, tha se vendimi do të merret në një të ardhme të afërt.

Ky nuk ishte një lajm i papritur, pasi ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Nikki Haley la të kuptohej të dielën, se vendimi për sanksione të reja është marrë tashmë.

Ajo tha në një intervistë për televizionin CBS NEWS, se Sekretari i Thesarit Steven Mnuchin ka për t’i njoftuar sanksionet e reja të hënën dhe se ato do të prekin drejtpërdrejt kompanitë që kanë lidhje me pajisjet që janë përdorur për armët kimike të Assadit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA