Çmimi “Pulitzer” këtë radhë u lidh me skandalet e vitit. Vlerësimi prestigjioz për shërbimin publik i shkoi “New York Times”-it dhe “New Yorker”-it, dy gazetat që rrëzuan nga piedestali producentin e famshëm të “Hollywood”-it, Harvey Weinstein, i akuzuar për agresion seksual.
Lajmet e para mbi çështjen e bujshme u publikuan 5 tetorin e vitit 2017 nga e përditshmja njujorkeze, nën firmën e Jody Kantor dhe Megan Twohey. Pesë ditë më vonë mbërriti “scoop”-i i “New Yorker”, që vendosi të publikonte lajmin e gazetares 30-vjeçare, Ronan Farrow, të refuzuar nga televizioni NBC.
Artikulli i gjatë i saj ishte fryt i muajsh të tërë kërkimi dhe arriti të nxjerrë në dritë rrethanat e ngjashme, me të cilat ishin përballur një sërë aktoresh, përfshirë Mira Sorvinon, Asia Argenton e Rosanna Arquette.
Në atë pikë, impakti ishte shkatërrues. Weinstein, i cili fillimisht u mbrojt, tani gjendet me shpatulla pas muri, ndërsa artikulli ndezi lëvizjen femërore “#MeToo”.
Sivjet, bordi i çmimeve të konsideruara si më prestigjiozet e gazetarisë amerikane e shndërroi reperin Kendrick Lamar në të parin artist jo klasik që siguron një vlerësim në muzikë.
Ky ishte një vendim surprizë nga instituti që ndan çmime në 14 kategori. 30-vjeçari nga Kalifornia konsiderohet një prej zërave simbol të komunitetit me ngjyrë. Së fundi, ai ka realizuar dhe kolonën zanore të filmit “Pantera e zezë”.
“Pulitzer”-in për fotografinë e rrëmbeu stafi i “Reuters”-it, ndërsa ai i rrëfimit u fitua nga Andreë Sean Greer.
Top Channel