Bayern, rezultat “tenistik” për finalen e Kupës së Gjermanisë

17/04/2018 23:00

Gjigantët bavarezë, të saposhpallur kampionë të Bundesligës gjermane, përvijuan rrugëtimin e tyre drejt ëndrrës për “tripletë”, teksa mposhtën 6-2 Leverkusenin në transfertë, për t’u kualifikuar kështu në finalen e Kupës së Gjermanisë, në Berlin.

Një sukses i merituar ky për të besuarit e Jupp Heynckes, në një 90-minutësh që konsiderohej disi i vështirë, pasi luhej në “Bay Arena” të Leverkusenit.

Golat për Bayernin u shënuan nga Alcantara, dygolësh i Lewandowskit dhe trigolësh i Muller, ndërsa për skuadrën e “Aspirinave” gjetën golin Bender dhe Bailey, nga një në secilën pjesë, por që nuk vlejtën aspak për fundin e takimit.

Jupp Heynckes i jep mundësinë vetes për të rrëmbyer një tjetër trofe në finalen e 19 majit, që do të zhvillohet në “Olympiastadion” të Berlinit, përpara se t’i rikthehet pensionit të merituar.

Top Channel