Tani është zyrtare: Bayern Munchen e ka humbur kilianin Arturo Vidal për ndeshjet gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve. Mesfushori i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale në gju të hënën pasdite.

Një lajm aspak i mirë vjen për Bayern Munchen, kur duhen edhe pak ditë nga ndeshja e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampioneve përballë Real Madrid. Vidal është operuar në gju për shkak të problemit që shfaqi gjatë një seance stërvitore, e përsëritur në fillim të muajit.

Në një komunikatë për shtyp nga klubi bavarez sqarohet se: “Vidal kreu një ndërhyrje kirurgjikale që do ta mbajë jashtë fushe për pjesën e mbetur të sezonit”. Lajmit për operacionin i parapriu trajneri Heynckes që konfirmoi dëmtimin në gju të dielën në një ndeshje kontrolli.

Top Channel