Barcelona shpërdoroi një rast të artë për t’iu afruar titullit kampion në La Liga, pasi nuk shkoi më shumë sesa barazimi 2-2 në transfertën e Vigos përballë Celtës.

Edhe pse katalanasit ishin në avantazh 2-1, pas golave të shënuar nga Dembele dhe Paco Alcacer, ndërkohë që Celta kishte barazuar brenda pjesës së parë me anë të Jonnyt, buzëqeshja u ngriu në fund “blaugranave” kur panë Iago Aspas të shënonte në portën e Ter Stegenit.

Messi u fut si zëvendësues në minutën e 60 të takimit, duke zënë vendin e Coutinhos, por në minutën e 71-të, katalanasit mbetën me 10 vetë pas ndëshkimit me karton të kuq të Sergi Robertos.

Gjithsesi, Barça mbetet në krye të La Ligës me 83 pikë, 12 më shumë sesa ndjekësit e Atleticos, por këta të fundit kanë një ndeshje më pak.

Top Channel