
“Valona” e italianëve/ Qyteti është plot me pushues, shumica janë italianë! Këtë vit “u zbulua” nga francezët
14/06 13:04
Të premten Gjykata e Apelit në Shkodër shqyrton masat e sigurisë për 11 protestuesit në Rrugën e Kombit që u mbajtën në burg.
Ata e apeluan vendimin e Shkallës së Parë të gjyqësorit si të padrejtë. Një video e siguruar nga avokatët dëshmon se arrestimi është bërë natën dhe jo në paradite si ka deklaruar organi i akuzës.
Mësohet se prokuroria nuk tërhiqet nga kërkesa për të mbajtur në burg të arrestuarit.
Ndërkohë, kryetari i Partisë Demokratike e quajti këtë krim shtetëror, sepse sipas tij, pas arrestimeve të paligjshme, policia dhe prokuroria kanë falsifikuar dokumentet zyrtare.
Top Channel