Këngëtari me origjinë kanadeze ka dhuruar plot emocione me performancat e tij të ndjera në festivalin vjetor të “Coachella”. Ai këndoi hitin më të fundit “Call Out My Name” që është pjesë e albumit “My Dear Melancholy”. Performanca e tij preku publikun pasi këngëtari ende dukej zemërthyer nga Selena Gomez.

Gjatë pjesës tjetër të festivalit, ai ka qenë gjatë gjithë kohës në shoqërinë e ish të-dashurës së tij, Bella Hadid për të cilën thuhet se i kushtohet një këngë e albumit.

The Weeknd është shprehur se ndjen mall për kohët që ka kaluar me Bella-n dhe do të donte të rikthehej me të. Burime pranë tyre kanë konfirmuar për “US Weekly” se ish-çifti kanë rikthyer ndjenjat e vjetra dhe kanë flirtuar e shkëmbyer puthje gjatë gjithë festivalit.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA