Nëse tekat e motit dhe shkenca nuk do të ndërhyjnë, kërkimi më ambicioz për botë aliene përreth yjeve më të shndritshëm në qiell, do të nisë të hënën me lançimin e anijes hapësinore më të re të NASA-s që gjurmon planetët.

Pas përgatitjeve përfundimtare gjatë fundjavës, Tess ose sateliti i vëzhgimit të exoplanetëve është gati për tu nisur nga Cape Canaveral, në Florida.

Ngritja e anijes në qiell, shpesh shoqërohet me mbajtjen e frymës, por për ata që kanë shpenzuar para dhe kohë në teleskopin hapësinor Tess ka edhe një tjetër shqetësim. Ai i tyri, është i pari mision i NASA-s që do të kryhet me një Falcon 9, një raketë e prodhuar nga kompania SpaceX e Elon Musk, dhe që është certifikuar për misione të tilla vetëm në shkurt.

Përjashtuar ndonjë problem të mundshëm, Tess do të mbërthehet në një orbitë eliptike përreth tokës që nuk është tentuar asnjëherë më parë. Teleskopi hapësinor që andej do të vihet në gjurmim të planetëve dhe më pas do të kthejë në tokë të dhënat e tij. “Për momentin, gjithçka është gati për të hënën…”, thotë Stiven Rinehart, shkencëtari i projektit Tess në qendrën e fluturimeve hapësinore të NASA-s, Goddard, në Maryland.

Ngritja në hapësirë, nuk është pa rrezik, por në këtë pikë, nuk mund të bëjmë asgjë tjetër veçse të presim e të shohim”. Tess pason teleskopin e NASA-s Kepler, që transformoi kuptimin e planeteve përtej sistemit tonë diellor. Kur Kepler u lancua në 2009, astronomët e dinin se botët aliene qarkullonin përtej yjeve, por nuk e kishin idenë e numrit dhe përmasave të tyre. Muajin e kaluar Kepler zbuloi më shumë se 2300 ekzoplanetë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA