Milioner me borxhe, 150 milionë dollarë shpenzime të çuditshme

16/04/2018 10:45

150 milionë dollarë nuk zgjasin shumë nëse bën shpenzime aq të çuditshme sa Nicolas Cage.

Aktori 54-vjeçar e ka ushqyer këtë reputacion duke grumbulluar një koleksion me blerje të çuditshme që kanë zbrazur llogarinë e tij bankare.

Pjesa më e madhe e pasurisë së fituesit të Oskarit shkoi për të blerë shtëpi të shtrenjta në të gjithë botën.

Në një moment, Cage zotëronte 15 shtëpi që përfshinin një shtëpi prej 25 milionë dollarësh ujore në Newport Beach të Kalifornisë, një pasuri 15.7 milionë dollarë në Newport.

Por këto nuk i afrohen aspak blerjeve të çuditshme të Cage që fillojnë nga kokat e dinozaurve tek kokat në vazo e duke përfunduar tek koleksionet e shtrenjta revistash, apo varrin e parapaguar.

Por së fundmi ai ka pasur probleme ekonomike që kanë ardhur si pasojë e investimeve të gabuara, si edhe ka humbur një pjesë të mirë të pasurive të të tij të paluajtshme.

Por ky nuk është telashi i vetëm për Cage, ai rezulton se ka ende 6.5 milionë dollarë taksa pa paguar.

FOTO GALERI
6/8
Banesa ne New Orleans

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA