Futbollisti shqiptar Kristal Abazaj finalizoi një marrëveshje të bujshme, ende pa përfunduar zyrtarisht sezoni, duke firmosur me skuadrën më të titulluar të futbollit belg, Anderlechtin.

Sulmuesi i njohur, që luan aktualisht te Luftëtari, u prezantua si blerja më e re e skuadrës së Brukselit.

Kristal Abazaj firmosi për 3 sezone me Anderlechtin, me opsion për të rinovuar kontratën edhe për dy vite të tjera, pasi drejtuesit ngulmuan që të sigurojnë shërbimet e lojtarit të kuqezinjve, që konsiderohet një nga talentet më të mëdhenj në vendin tonë.

Sulmuesi arriti më herët këtë sezon një marrëveshje me Skënderbeun, që pranoi ta huazojë tek ekipi aktual i Gjirokastrës, duke i paguar edhe të gjitha detyrimet.

Por, manovra e skuadrës korçare ka sjellë fitime më të mëdha, pasi pjesa më e madhe nga shitja do të shkojë në favor të Skënderbeut.

Kristal Abazaj bëhet blerja e dytë e Anderlechtit, ende pa u mbyllur sezoni. Më parë, me ekipin belg ka firmosur mesfushori ukrainas, Jevgeni Makarenko.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA