Pas dy miqësoreve që do të zhvillohen në Zvicër në muajin qershor, kundër Kosovës dhe Ukrainës, FSHF ka arritur akordin për një tjetër miqësore në muajin 10 tetor.

Fillimisht ka qenë Skysport që njoftonte të shtunën se kuqezinjtë do të përballen me Jordaninë më 10 Tetor.

Ndërsa paraditen e së hënës ka ardhur edhe konfirmimi zyrtar nga ana e FSHF për organizimin e miqësores kundër Jordanisë, ndeshje e cila do të luhet në “Elbasan Arena”.

Pas ndeshjes me Uellsin, tashmë të konfirmuar për t’u luajtur në datë 20 nëntor, skuadra kombëtare e futbollit do të luajë një tjetër sfidë miqësore, në datën 10 tetor në stadiumin “Elbasan Arena”. Vlen të theksohet se ky takim do të luhet vetëm 4 ditë përpara përballjes me Izraelin, të vlefshme për Ligën e Kombeve.

“Kjo miqësore, sikundër edhe ajo me Uellsin, – që do zhvillohet më 20 nëntor, do të luhet në periudhën kur zhvillohen takimet e grupeve për Ligën e Kombeve, duke plotësuar kështu edhe kuadrin e gjashtë ndeshjeve, me katër sfida zyrtare në grupin me tre përfaqësuese të Ligës së Kombeve, si dhe dy ballafaqimet miqësore”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e FSHF.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA