Kultivoi 143 bimë narkotike në fshatin Vilës, arrestohet 50-vjeçari në Vaun e Dejës
24/09 11:13
Një bombul gazi për pak sa nuk ka shkaktuar një tragjedi në një pallat 10-katësh në qytetin e Durrësit.
Zjarri ka rënë në një apartament në katin e pestë, të ndërtesës që ndodhet pranë ish fabrikës së miellit. Falë ndërhyrjes së zjarrfikësve është bërë e mundur izolimi dhe shuarja e flakëve, dhe mospërhapjen e tij në apartamentet fqinje.
Ndërkaq, paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë shpërthimi i një bombule gazi, ndërsa pritet edhe vlerësimi i grupit hetimor mbi rrethanat dhe shkakun e zjarrit. Përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar në njerëz.
Top Channel