Vlorë, furgoni i policisë përplaset me një automjet. Dy të plagosur

15/04/2018 15:46

Një furgon policie është përfshirë në një aksident rrugor në Skelë të Vlorës, ku janë regjistruar edhe dy të plagosur, njëri prej të cilëve drejtuesi me uniformë i mjetit.

Aksidenti ka ndodhur në bulevardin Vlorë-Skelë, me furgonit të policisë dhe një automjeti tjetër. Edhe drejtuesi i këtij mjeti ka mbetur i plagosur.

Që të dy ata janë transportuar për në Spitalin e Vlorës nga ambulanca e ardhur shumë shpejt në vendngjarje. Ndërsa një grup hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Top Channel