Prej disa javësh titulli e kishte marrë rrugën drejt Ettihad Stadium, por matematika e mbante ende pezull atë.

Këtë javë, edhe matematika u dorëzua dhe Manchester City shpallet zyrtarisht kampion i Anglisë një ditë pasi mposhti 3-1 skuadrën e Tottenhamit në transfertë.

“Dhurata” i është bërë nga rivalët e Manchester United, që u mposht në shtëpi nga West Brom i vendit të fundit.

Rodriguez shënoi golin e vetëm të takimit në minutën e 73-të të ndeshjes, duke u dhënë miqve një trepikësh me mjaft vlerë në luftën për mbijetesë, megjithëse mbeten ende në fund të tabelës,  ndërkohë që United, edhe pas kësaj humbjeje mban vendin e dytë në tabelën me 71 pikë, një më shumë se Liverpuli.

Top Channel