Teuta ka marrë një fitore mbijetese me Vllazninë dhe mban të hapur garën. 2-0 fituan ‘Djemtë e detit’, në një prej ndashjeve më të mira të sezonit.

Takimi i fundit i javës së 29 vuri përballë skuadrat që po luftojjë për mbijetesën. Vendasit e vinin pas 4 rezultatesh pozitive mes të cilave dy fitore dhe që në fillim treguan më shumë personalitet. Goli i pare i takimit erdhi në minutën e 32-të me Hrkac.

Vllaznia humbi ekuilibrin dhe në fundin e pjesës së parë Hakaj shënoi edhe golin e dytë, duke e bërë pothuaj te pamundur lojën për shkodranët.

Përpjekjet për të ndryshuar rezultatin ishin minimale dhe këtë e pranoi dhe trajneri Gjoka që e cilësoi këtë ndeshjen më të dobët të skuadrës së tij në këtë sezon. Teuta barazon shkodranët me pikë tanimë nga 33 dhe nanë vetëm 1 pikë larg nga Kamza.

Top Channel