Shkëlzen Gashi

Shkëlzen Gashi dhe Jahmir Hyka shkruajnë emrin e tyre në listën e shënuesve të kësaj jave në kampionatin amerikan të futbollit, Major League Soccer.

Sulmuesi 29-vjeçar, që është pjesë e Colorado Rapids dha kontributin e tij në ndeshjen që skuadra nga Denveri fitoi ndaij Torontos me rezultatin 2-0.

Gashi ishte autori i golit të dytë për skuadrën e Rapids, ai me 11-metërsh në minutën e 78-të duke vulosur në këtë mënyrë suksesin 2-0 të Colorados, që është në vendin e 6 të Konferencës së Perëndimit të kampionatit MLS.

Ndërsa Jahmir Hyka ndihmoi San Jose Earthquakes që të shmangë disfatën në ndeshjen me Houstonin, ndeshje që përfundoi në barazimin 2-2.

Mesfushori shqiptar e shënoi në minutën e 85-të të takimit një gol me një gjuajtje nga jashtë zone, që pati edhe devijimin e mbrojtjes së skuadrës teksane.

Pas kësaj ndeshjeje, që ishte e 5 e këtij sezoni në kampionatin amerikan, San Jose e sheh veten në vendin e 10 me 5 pikë, po aq sa edhe Houstoni që është një shkallë më lart.

Top Channel