Ndërsa vazhdon përballja e fortë diplomatike mes lindjes dhe perëndimin për sulmet ajrore ndaj Sirisë, Pentagoni nxitoi të paraqiste suksesin e operacionit dhe saktësinë e tij.
Ushtarakët amerikanë raportuan se 76 raketa goditën qendrën kërkimore ‘Barzah’ të zhvillimit të armëve kimike pranë Damaskut. Më shumë se 30 raketë të tjera shkatërruan dy objektivat e tjerë, depon dhe bunkerin e armëve kimime në afërsi të qytetit të Homsit.
Shifra që impresionojnë dhe që sipas Pentagonit e çuan disa vite pas, programin sirian për armët kimike. Një kombinim armatimesh dhe mjetesh të përdoruar nga tre prej fuqive të mëdha, SHBA, Britania dhe Francë, që sipas analistëve duket se kanë vendosur që të mos bëjnë më gabimin e tolerimit të regjimit Assad.
Operacioni u përshëndet nga presidenti amerikan Donald Trump, i cili e cilësoi atë një mision të kryer. Mesazhi i Trump duket se sinjalizon se kaq ishte edhe sulmi ndëshkuaes ndaj sirisë, deri në gabimin tjetër të presidentit të këtij vendi Bashar Al Assad. Rusia kritikoi mjaft ashpër sulmin që e cilësoi një kat agresioni, por ekspertët thonë se më shumë i ka dhembur fakti që aleatët i zbuluan bllofin.
Kërcënimi se do të rrëzonte raketat amerikane nuk funksionoi, pasi ushtria ruse nuk tentoi që të ndërhyjë. Mediat ruse folën për dëmtim të pjesshëm të bazave, ndërsa ato siriane për dëme të vogla, por shkatërrimi në terren dhe mesazhi i fortë i aleancës, flasin për një tjetër histori.
Top Channel