MLS, Zlatan nuk rresht së shënuari. Gjejnë golin Gashi e Hyka

15/04/2018 13:07

Zlatan Ibrahimoviç vazhdon të lërë shenjën në aventurën e tij të re në Major League Soccer. Sulmuesi suedez, pasi bëri një debutim ëndrrash me LA Galaxy duke i dhënë fitoren skuadrës së tij në ndeshjen derbi të Kalifornisë, i aktivizuar si zëvendësues, u bë vendimtar edhe në ndeshjen e tij të parë si titullar.

Ishte pikërisht sfida me Chicago Fire, skuadër ku aktivizohet Bastian Schweinsteiger, ajo që i dha mundësinë 36-vjeçarit të luajë që nga minuta e parë, e Ibra nuk zhgënjeu duke shënuar golin e fitores minimale të LA Galaxy, në fundin e pjesës së parë, pas pas një krosimi të Ashley Cole.

Ndërkohë, Bastian Schweinsteiger nuk ngurroi t’i japë mirëseardhjen në MLS, Zlatan Ibrahimoviçit, e këtë e bëri duke postuar në Instagram një foto të tij me suedezin, shoqëruar me mesazhin: Ishte një kënaqësi që të takova përsëri miku im, të uroj më të mirën për këtë sezon.

Nga Amerika vijnë gjithashtu edhe dy gola të realizuar nga futbollistë shqiptarë. Mbrëmjen e së shtunës, Colorado Rapids mposhti 2-0 Toronton, ku golin e dytë e shënoi Shkëlzen Gashi me 11-metërsh, ndërsa në sfidën mes San Jose Earthquakes dhe Houston Dynamo, të përfunduar në barazim 2-2, golin me vlerë njëpikëshe e shënoi anësori sulmues Jahmir Hyka.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA