Pas fitores së Teutës në Durrës, 2-0 ndaj Vllaznisë, skuadra e Begejës e ka çuar në 23 pikë diferencën me Lushnjën e vendit të fundit. Pikërisht për këtë arsye, Lushnja sot ka rënë edhe matematikisht në Kategorinë e Parë, pas vetëm një sezoni në Superiore.

Verdhejeshilët e nisën sezonin mes shumë problemesh, teksa vazhdimisht ndjenë mungesën e terreneve stërvitore. Pikërisht për këtë arsye, klubi lushnjar u dorëzua shumë shpejt dhe prej javësh ka hequr dorë nga lufta për mbijetesë, por sot u dha edhe verdikti zyrtar për kthimin edhe njëherë në Kategorinë e Parë.

Mbetet ende për t’u parë se cila skuadër do të shoqërojë Lushnjën një kategori më poshtë, ndërsa lufta pritet të zhvillohet mes Vllaznisë, Teutës dhe Kamzës. Nga ana tjetër, Kategoria e Parë e ka dhënë të plotë verdiktin e vet, pasi Tirana dhe Kastrioti e kanë siguruar ditën e djeshme kthimin në Superiore.

Top Channel