Infantino dhe Ceferin bëhen bashkë, nga 2029-ta, Botërori i Klubeve me 48 ekipe… 19/02 18:39
Juventusi ka shfryrë ndaj Sampdoria eleminimin nga Liga e Kampionëve. Bardhezinjtë kanë fituar bindshëm ndaj Sampdorias, duke vënë njërën dorë tek titulli i shtatë radhazi.
Protagonisti absolut i kësaj ndeshjeje ishte Douglas Costa. Ishin plot tri asiste të brazilianit, që i shërbeu fillimisht Mandzukiç, më pas Hoëedes, që rikthehet në lojë dhe gjen edhe golën dhe në fund shërbeu për Khediran.
Me këtë fitore, Juventusi shkon në +6 pikë nga Napoli i vendit të dytë, që u ndal më herët nga Milani në një barazim të bardhë pa gola.
Ndërkohë në 21:45 luhet Lacio-Roma, derbi i kryeqytetit, që veç rivalitetit historik, ka në lojë edhe vendin për në Champions.
Top Channel