Real Madrid ka marrë një fitore te vuajtur në Malaga, e cila mund të rezultojë decizive në përpjekje për të mbajtur vendin e tretë në Primera Division.

Në një javë ku ka patur shumë polemika për kualifikimin me Juven, Real Madrid është dukur shumë e përqendruar për përballjen me Malagan. Pa Ronaldon, Kroos, Marcelo dhe Modric, trajneri Zidane besoi më shumë te Kovacic, Isco dhe Benzema.

Ishte pikërisht Isco protagonist i mbrëmjes, duke marrë përsipër të gjithë lojën krijuese të skuadrës madrilene. Spanjolli në të 29 prodhoi një nga perlat e tij, duke i dhënë avantazhin Realit. Casemiro me golin e minutës së 63-të siguroi fitoren, ndërsa goli i Rolan në minutën e 93, ishte vetëm për statistikë.

Real shkëputet me dy pikë ndaj Valencias, ndërsa mbetet 4 pikë larg Atletico Madrid.

Top Channel