Pep Guardiola, trajneri i Manchester City, u shpreh se kampionati anglez është më i vështirë për t’u fituar sesa Champions League, vetëm pak ditë pasi doli jashtë nga turneu europian.

City ka vënë një dorë te titulli kampion në Premier League, por në Champions u eliminua në çerekfinale nga Liverpool, pas dy humbjeve 3-0 dhe 1-2.

Spanjolli u mundua të ulte vlerat e kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube duke thënë se “aty luhen vetëm 7 ndeshje”.

“Champions League janë 7 ndeshje, ndërsa kampionati luhet çdo 3 ditë, përgjatë 10 muajve. Më falni, por kampionati është më i rëndësishëm dhe djemtë e mi e meritojnë ta fitojnë për atë që kanë bërë gjatë gjithë sezonit”, deklaroi Guardiola.

Top Channel