Ishte në vend të tretë, kishte vështirësi me gomat dhe po mbrohej, por Sebastian Vettel dukej se do të ngjitej në podium në Çmimin e Madh të Kinës.

Ndoshta Max Verstappen do ta parakalonte gjithsesi, por manovra e të riut holandez ndaj ferraristit bëri që Vettel të rrotullohej pasi u prek nga Red Bulli dhe të përfundonte në vendin e tetë një garë që e nisi nga vendi i parë.

A post shared by FORMULA 1® (@f1) on

Në fund të garës, Vettel u shpreh: “Nuk kam çfarë them për Verstappenin sepse e patë vetë të gjithë. Garat kështu e kanë. Janë gjëra që ndodhin dhe ishte diçka negative për të dy”.

Me vendin e tetë, Vettel ruan kryesimin e Botërorit të Formula 1 me 54 pikë, 9 më shumë sesa Lewis Hamilton, i cili e përfundoi garën në vendin e katërt.

Ricciardo fitoi Çmimin e Madh të Kinës duke lënë pas Bottas e Raikkonen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA