Atmosfera magjike e krijuar nga dy tifozeritë në derbin e zjarrtë nuk prodhoi gola.

Lacio dhe Roma u ndanë me nga një pikë në një ndeshje të luftuar, ku më shumë u mendua të mos pësohej se sa te shënohej.

Megjithatë, Roma i shkoi më pranë fitores, duke goditur edhe shtyllën me anë të Bruno Peresit, ndërsa Dzeko vuri në provë aftësitë e Strakoshës, po ky i fundit reagoi mrekullisht dhe grushtoi topin. Vlen të theksohet se Lazio e mbylli takimin me 10 futbollistë, pas kartonit të kuq të marrë nga Radu, rreth 10 minuta para fundit të ndeshjes.

Të dy skuadrat romane mbeten në të njëjtat pozita në renditje, por tani kanë nga 61 pikë, një më tepër se Interi i vendit të 5-të. Krahas titullit, një garë mjaft interesante në Serinë A pritet të zhvillohet edhe në betejën për një vend në zonën Champions, mes Romës, Lazios dhe Interit.

Top Channel