Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka nisur një proces diskutimi me pakicat kombëtare për aktet nënligjore të Ligjit për Pakicat Kombëtare. Në këtë kuadër, ministri Ditmir Bushati ishte në Shkodër në një dëgjesë publike me pakicat serbo-malazeze.
“E kam diskutuar qoftë me Ministrin e Jashtëm të Malit të Zi, qoftë me Ministrin e Jashtëm serb për të ndërtuar projekte specifike që janë më të përshtatshme për karakteristikat që ka pakica këtu”, nënvizoi ministri Bushati.
“Pavarësisht progresit të qenësishëm që është bërë në këtë fushë dhe risive që sjell ligji, kemi shumë detyra përpara, fillimisht me ripërcaktimin e të gjithë arkitekturës në fushën e mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të pakicave, bashkëpunimin me pushtetin vendor dhe me përfaqësuesit kryesorë të pakicave të ndryshme në Shqipëri”, shtoi Bushati.
Top Channel