Kanë nisur këtë të dielë punimet për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë.
Kjo autostradë do të jetë e gjatë 22.6 kilometra dhe me katër korsi dhe parashikohet që të përfundojë brenda 30 muajve.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, që ishte i pranishëm në ceremoninë e nisjes së punimeve, u shpreh se deri më tani janë të garantuara 87 mln euro të pjesës së parë të projektit.
“Prishtina në 2023 do të jetë e lidhur me të gjitha zonat. E gjithë infrastruktura e Kosovës do të jetë e përfunduar dhe nuk do të ketë kryeqendër të palidhur me autostradë”, deklaroi ai.
Kosova ka përfunduar autostradën e lidh atë me Shqipërinë, e quajtur “Ibrahim Rugova” dhe është në përfundim e sipër të autostradës Prishtinë-Hani i Elezit, që e lidh me Maqedoninë.
Top Channel