Me mendjen tek Europa League, ku shorti i rezervoi Atletikon e Madridit në gjysmëfinale, Arsenali i Arsen Venger komplikon edhe më tej pjesëmarrjen e vet në Europë për sezonin e kaluar.

“Topçinjtë” e Londrës janë mposhtur nga Newscastle me rezultatin 2-1, në takimin e luajtur në fushën e këtyre të fundit.

Fillimisht Perez në minutën e 29-të barazpeshoi rezultatin duke iu kundërpërgjigjur golit të shënuar nga Lacazette, ndërsa Ritchie në pjesën e dytë e zhvlerësoi fare këtë gol, duke u dhënë vendasve një fitore që u jep qetësinë e mesit të tabelës në renditje.

Ndërkohë, Arsenali mbetet në vendin e gjashtë në kuotën e 54 pikëve, dy më shumë se Burnley, që po kalon një moment magjik, pasi një ditë më parë mposhti edhe Leicester me rezultatin 2-1.

Vendi i gjashtë është pozicioni i fundit që i siguron pjesëmarrjen në play off-et e Europa League, por skuadra e Arsen Venger ka edhe një mundësi të fundit për të kapur “trenin” Champions League dhe këtë mund ta realizojë duke fituar Ligën e Europës, por më parë i duhet të kalojë pengesën Atletico Madrid.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA