Nga nëntori i vitit 2017, me arsyetimin e nxitjes se turizmit dhe lehtësimit të kushteve për investitorët e huaj, qytetarëve iraniane u lejohet udhëtimi pa viza në Serbi.
Një pjesë e tyre, ata që janë në gjendje më të mirë financiare, e shfrytëzojnë vërtet për një mundësi të tillë për të vizituar vendin, bukurive të të cilit në republikan islamike i bëhet shume reklamë.
Por shumica e përdorën këtë rrugë si trampolinë drejt europës. Hendeku mes të varfërve dhe të pasurve në Iran është shumë i thellë. Papunësia, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar arrin 12%, ndërsa sipas llogaritjeve të tjera është dyherë më e lartë se kaq.
Tek të rinjtë pakënaqësia është shumë e madhe thonë mediat gjermane, ndaj dhe ata kërkojnë një jetë më të mirë jashtë vendit. Kur mbërrijnë në Beograd, përpiqen të lidhen me kontrabandistet që t’i çojnë në destinacionin e dëshiruar.
“Është si një sekret që e dinë të gjithë, në Beograd ka shumë kontrabandistë”, thotë Stevan Tataloviç nga organizata Info-Park, sipas përllogaritjeve të së cilës, qëkur u hoq viza për qytetarët iranianë, më shumë se 6000 “turistë të pretenduar” nga republika islamike kanë hyrë në Serbi dhe shumë prej tyre, nuk duan të kthehen në vendlindje.
Numri i iranianëve që kanë kërkuar azil në Serbi është rritur nga 290 që ishte nëntorin e vitit të kaluar në 431 persona Marsin e 2018-tës.
Top Channel