Një skuadër magjike… së cilës i mungon Champions League

14/04/2018 19:07

Ndoshta po të luanin të gjithë bashkë edhe mund ta kishin fituar.

Ëndrra e Gigi Buffonit për të fituar trofeun e Champions League u shua në mënyrën më dramatike të mundshme të mërkurën, me një karton të kuq në minutën e fundit që i hoqi mundësinë qoftë edhe të përpiqej ta priste atë penallti…

Portieri legjendar kishte shpresuar shumë që ta mbyllte karrierën me trofeun më të rëndësishëm euriopian, por nëse mund të ngushëllohet, ai po i bashkohet listës së një grupi futbollistësh magjikë, të cilët nuk kanë pasur fatin ta ngrenë atë kupë.

Në fakt nuk janë thjesht një grup, por një formacion i mirëfilltë me yje, të pafat.

Shfletoni galerinë e mëposhtme për t’i parë të gjithë.

FOTO GALERI
6/17
Mesfushorë, Patrick Vieira: 76 ndeshje në Champions me Arsenalin, Juventusin dhe Interin, por asnjë trofe. Pjesë e “Topçinjve të Pamposhtur” ai u largua nga Londra para se ata të arrinin finalen e vitit 2006. Për ironi të fatit, skuadra e tij, Juventus, u eliminua atë sezon pikërisht nga Arsenali. Edhe në sezonin 2009-10, kur Interi fitoi Champions, ai la zikaltrit në mes të sezonit për t’iu bashkuar Manchester Cityt…

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA