Një skuadër magjike… së cilës i mungon Champions League

14/04/2018 19:07

Ndoshta po të luanin të gjithë bashkë edhe mund ta kishin fituar.

Ëndrra e Gigi Buffonit për të fituar trofeun e Champions League u shua në mënyrën më dramatike të mundshme të mërkurën, me një karton të kuq në minutën e fundit që i hoqi mundësinë qoftë edhe të përpiqej ta priste atë penallti…

Portieri legjendar kishte shpresuar shumë që ta mbyllte karrierën me trofeun më të rëndësishëm euriopian, por nëse mund të ngushëllohet, ai po i bashkohet listës së një grupi futbollistësh magjikë, të cilët nuk kanë pasur fatin ta ngrenë atë kupë.

Në fakt nuk janë thjesht një grup, por një formacion i mirëfilltë me yje, të pafat.

Shfletoni galerinë e mëposhtme për t’i parë të gjithë.

FOTO GALERI
4/17
Mbrojtës, Lothar Matthaus: Një prej lojtarëve më të mirë të Gjermanisë, ka luajtur si mesfushor i avancuar, si shkatërrues, por edhe si mbrojtës i lirë në fund të karrierës. Ndoshta historia e tij është më dramatikja brenda këtij grupi lojtarësh. Ndërsa Bayern Munchen po fitonte 1-0 ndaj Manchester United në finalen e vitit 1999, ai u zëvendësua në minutën e 80-të, duke parë nga pankina se si “Djajtë e Kuq” shënonin dy herë në kohën shtesë për t’i rrëmbyer trofeun e vetëm që i mungonte në karrierë. Ai ka qenë gjithashtu pjesë e Bayern në finalen e humbur ndaj Portos në vitin 1987.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA