NATO ka mbështetur ndërhyrjen ushtarak të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe dhe Francës në Siri, në të cilin u bombarduan disa fabrika ku prodhoheshin armë kimike për regjimin e Assad.
“Ky sulm do të dobëson fuqinë e regjimit të Assadit në kuptimin e sulmit të sërishëm me armë kimike”, ka deklaruar sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Ai po ashtu rikujtoi se, aleatët edhe më parë kanë dënuar sulmet me armë kimike në Siri, duke theksuar se ato paraqesin shkelje të qartë të rregullave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare.
“Përdorimi i armëve kimike është i papranueshëm dhe përgjegjësit doemos duhet të japin llogari. NATO konsideron se përdorimi i armëve kimike është kërcënim për paqen ndërkombëtare”, shtoi Stoltenberg.
Top Channel