24/05 15:52
Edhe pse vinte pas eliminimit nga Champions dhe humbja me Manchester United, City i Guardiolas gjen forca dhe arrin të fitojë në transfertën e vështirë të Tottenham.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-2, ku për Manchester Cityn shënuan Jesus dhe Gundogan, ndërsa goli vetëm në këtë ndeshje për Tottenham e shënoi Eriksen.
Në pjesën e dytë kishte vend edhe për një gol të shënuar nga Sterling. Me këtë fitore, Manchester City shkon në kuotën e 87 pikë, 16 më shumë se Manchester United i vendit të dytë.
Top Channel