Skuadra e Udineses ëshët zhytur sërish në një krizë rezultatesh dhe loje, teksa pasditen e sotme ka pësuar humbjen e 9 radhazi.
Friulianët u mposhtën 2-1 nga cagliari në Sardegna, ndonëse kaloi e para në avantazh me anë të Lasagnës, pasi më pas u përmbys nga golat e Pavolettit dhe Cepitellit .
Këto rezultate kanë vënë në dyshim edhe të ardhmen e trajnerit Massimo Oddo, që mori drejtimin e skuadrës në fund të nëntorit, pasi zëvendësoi Del Nerin, pikërisht për rezultate të dobëta.
Ish mbrojtësi i Milanit e nisi mjaft mirë eksperiencën te Udinese, teksa regjistroi disa rezultate pozitive radhazi dhe nxorri skuadrën nga kriza, por ajo që ka ndodhur në 2 muajt e fundit, ka bërë që besimi ndaj tij të lëkundet.
Top Channel