Si një mbrëmje e madhe emocionesh u përjetua gjysmëfinalja e ‘The Voice Kids”, një hap para finales së madhe me gjashtë zëra triumfues.
Të këtë finale të “The Voice Kids” do të shkojnë Sindi-Frensi, nga Skuadra Gjoka, Rita-Klea nga Skuadra Eneda dhe Ana-Denisi nga skuadra Miriam.
Për Skuadrën Gjoka pavarëisht se vajzat u ngjitën në skenë si profesioniste verdikti i publikut përcaktoi fituese Sindin dhe Frensin.
Për Skuadrën Eneda, Rita këndoi “Creep”, me stilin jazz që ju përshtat më së miri ndërsa Klea me “Show must go on”, përcoi gjithë mesazhin dhe energjinë e kësaj kënge.
Për skuadrën Miriam, Ana u ngjit në skenë me “Dream On”, një interpretim i sigurt dhe i fuqishëm. Ndërsa Denisi solli “Aplause” nëpërmjet një performance energjike. Cka ju siguroi atyre një biletë për finale.
Më votat e publikut këta artistë e merituan të quhen zëri i finales në The Voice Kids. Duke larguar konkurrentët e tjerë, përkatësisht nga dy për secilën skuadër.
Dy të ftuarit e mbrëmjes gjysmëfinale ishin Stendaldo Mëhilli dhe Klinti Çollaku. Duke jetuar edhe njëherë mbështetjen dhe duartrokitjet e publikut në skenën e “The Voice”, që i mirëpriti me kënaqësi.
Gjithçka ka qenë live në faqen zyrtare të “The Voice Kids” në Facebook dhe është pasqyruar në “The Voice Room”.
E gjithë vëmendja e publikut tashmë është java e ardhshme. Një finale e paharrueshme me një zë triumfues që do të kurorëzohet me kupën e artë të “The voice Kids”. Të premten në orën 21:00 nën moderimin e Ledion Liços, në Top Channel.
Top Channel