24/11 09:43
Pamjet vijnë nga televizioni sirian, i cili ka bërë të ditur se nga sulmi i SHBA, Britanisë dhe Francës në Damask dhe Homs mbetën të plagosur tre civilë.
Zyrtarë të pentagonit thanë se u sulmuan bazat e prodhimit të armëve kimike të presidentin Bashar Al Assad. Ndërsa ushtria siriane tha se janë hedhur mbi 100 raketa ndaj bazës ushtarake në Homs dhe në Barzeh të Damaskut.
Ndërkohë që sirianët në mbështetje të qeverisë kanë protestuar sot në qendër të Damaskut, kundër sulmit amerikan.
Top Channel