Me rastin e Vitit Kulturor Shqipëri-Austri 2018, Ambasada e Austrisë në Tiranë dhe Advantage Austria, nën kujdesin e Bashkisë së qytetit të Vjenës dhe Bashkisë Tiranë, sjellin për herë të parë në Tiranë, “Ballon Vjeneze”.
“Balloja Vjeneze” do të organizohet më 21 Prill 2018, Pallati i Kongreseve në Tiranë, duke sjellë eksperiencën mahnitëse të Valsit Vjenez, muzikës së mrekullueshme dhe performancat artistike nga personalitete të kulturës Austriake dhe Shqiptare.
Duket se kryebashkiaku Erion Veliaj ka nisur që tani përgatitjet, teksa në sheshin “Skënderbej” së bashku me miq të Tiranës, nën kujdesin e Enada Hoxhës dhe të Gerd Vasos kanë bërë prova. “Duke bërë prova për Ballon Vjeneze në datë 21 prill”, shkruan Veliaj në “Facebook”, duke postuar një foto ku shfaqet duke vallëzuar me një vajzë të vogël bukuroshe.
Për “Ballon Vjeneze” do të vijë në Tiranë Mr. Uëe Theimer, drejtor i korit në Operën Shtetërore të Vjenës, ndërsa do të performojnë edhe Mexosopranoja e Teatrit të Operas dhe Baletit Vikena Kamenica dhe tenori I njohur
Armaldo Kllogjeri. Nuk do të mungojnë as tingujt melodiozë të familjes Qerimi si dhe interpretimi I të rinjve të Shkollës së Baletit në Tiranë.
Top Channel