Massimiliano Allegri është kthyer të flasë 3 ditë pas eliminimit nga Champions League kundër Realit dhe ka marrë në mbrojtje kapitenin Buffon.
Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Sampdorian, ai gjithashtu ka vlerësuar paraqitjen e të tijve dhe nuk ka preferuar të merret me penalltinë, por me një detaj tjetër, që askush nuk e kishte analizuar më parë.
“Mendoj se ka gjykuar mjaft mirë një ndeshje aspak të lehtë. Nuk dua të merrem fare me penalltinë, ishte apo nuk ishte. E vetmja gjë që gjyqtari mendoj se gaboi, por që asnjë nuk e evidentoi, ishte akordimi i 3 minutave shtesë. Në pjesën e dytë u krye vetëm një zëvendësim, ndërsa nuk pati asnjë ndërhyrje të mjekëve në fushë, ndaj duhej dhënë vetëm një minutë shtesë. Nuk është kusht që të japësh gjithmonë 3 të tilla”, u shpreh ai kur u pyet e vlerësoni paraqitjen e arbitrit Oliver?
Top Channel