Trajneri i Barcelonës ka deklaruar se dështimi i Barcelonës në Champions League ka bërë që kritikat ndaj tij të vërshojnë lumë, por ishte diçka që e priste të ndodhte.
“Kur skuadra humbet, nuk mund të frenosh kritikat. Kishim shumë kohë pa humbje kaq të rëndë, gati 9 muaj. Tani që humbja erdhi, duhet të pranoj gjithçka. Besoj se nga trajneri drejtohet gishti akuzues. Kur je në stolin e Barçës është normale, i ka ndodhur të gjithëve”, deklaroi Valverde.
Trajneri spanjoll, kur u pyet nëse kishte tradhtuar stilin e lojës së Barcelonës, tha se nuk ishte aspak e vërtetë.
“Në asnjë mënyrë. E pranoj që nuk kaluam dot Romën, por nuk kemi pse të bëhemi dramatikë dhe të nisim të shkruajmë romane horror. Kam dëgjuar edhe se lojtarët më kanë kërkuar llogari për mënyrën e vendosjes së tyre në fushë. E thashë më parë, kur humbet duhet pranuar gjithçka sepse nuk i ndalon dot njerëzit që të flasin”, u shpreh Valverde.
Top Channel