Ishin Milan, Dortmund, Lazio, si edhe shumë skuadra me peshë në arenën ndërkombëtare, por tashmë janë jashtë Europa League, madje duke mos arritur as ne gjysmëfinale.
Një biletë në këtë fazë është siguruar nga austriakët e Salzburgut, të cilët me Valon Berishën në formacion po bëjnë mrekullinë ketë vit.
Eliminuan Dortmundin, duke fituar në Gjermani, në një stadium ku edhe skuadrat më me emër në Europë do ta kishin të vështirë të dilnin të pamundura. Dhe autor i dy golave ishte pikërisht shqiptari i Kosovës Valon Berisha.
Më pas, ishte Lazio. Italianët fituan 4-2 në Romë, por austriakët bën një paraqitje mjaft të mire dhe Berisha shënoi sërish, këtë herë mposhti portierin e kombëtares shqiptare, Strakoshën.
Surpriza erdhi në ndeshjen e kthimit. Ketë herë edhe pse nuk shënoi, Valon Berisha bëri një tjetër paraqitje të shkëlqyer dhe Salzburgu arriti një fitore 4-1, duke siguruar një nga 4 biletat e gjysmëfinaleve të Europa League.
Tashmë Salzburgu pret kundërshtarin, ndërsa Berisha sheh edhe më tej.Ndaj tij kanë nisur të vërshojnë oferta nga skuadrat elitare në Europë, ku një ndër to është edhe Liverpool i Klopp që është ne gjysmëfinale të Champions.
Tashmë për të mësuar nëse Salzburgu do vazhdojë të befasojë sërish na duhet të presim, ndërsa një gjë duket e sigurt, Valon Berisha sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e një skuadre të madhe.
Top Channel