Në portalin e-Albania janë shtuar 13 shërbime të reja elektronike që lidhen që të gjitha me pagesat e Tatimeve.

Bëhet fjalë për tatimin mbi të ardhurat personale të biznesit të vogël, tatimi i lojërave të fatit, tatimi mbi të ardhurat nga punësimi, tatimi i mbajtur në burim, tatim mbi vlerën e shtuar, tatim i thjeshtuar mbi fitimin, tatim fitimi, tatim mbi të ardhurat personale, taksat kombëtare, tarifat kombëtare, renta minerare, Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore dhe detyrimet e penalitetet.

Duke njoftuar përmes rrjeteve sociale shtimin e këtyre shërbimeve, Kryeministri Edi Rama e quan një tjetër hap për të reduktuar mundësitë për korrupsion, radhët dhe humbjet e kohës.

“Nëpërmjet këtyre shërbimeve, bizneset mund të paguajnë direkt nga vendi i punës, shtëpia apo celulari. Puna vazhdon, përditë dhe rezultatet do të ndjehen hap pas hapi në të gjitha shërbimet e administratës për qytetarin dhe biznesin”, thotë ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA