Për të shkuar në Kiev, Liverpool duhet të kalojnë më parë nga Roma, të cilët janë gëzuar që shorti i Champions u ka kursyer rivalë si Bayern Munchen apo Real Madrid.
“Të kuqtë” anglezë kanë sulmin më të mirë në Champions League duke shënuar 33 gola, e njëkohësisht edhe mbrojtjen më të mirë mes skuadrave që janë ende në garë, me 7 gola të pësuar.
Por mbi të gjitha janë një skuadër e ndërtuar me imazhin dhe ngjashmërinë e trajnerit të saj, Jurgen Klopp, që është i vetmi që i ka futur të dridhurat Pepe Guardiolas, si në Dortmund ashtu edhe Anfield.
52 gola ka realizuar tredhëmbëshi Salah-Firmino-Mané, pa llogaritur ato që ka shënuar Coutinho.
Stili i tij i lojës nuk ka asgjë të re, ai ka aplikuar tek “Të Kuqtë” atë që prezantoi me sukses në Gjermani, “gegenpresing”, (presionin e vazhdueshëm).
Por ky nuk është kyçi i vetëm i suksesit të Liverpool në Champions, shpejtësia e pasat e shpejta e të lojtarëve kanë prodhuar jo pak gola për skuadrën e Klopp.
E nëse tifozët e Romës janë gëzuar që i kanë shpëtuar Realit dhe Bayernit, duhet t’i rishikojnë pritshmëritë e tyre, pasi Liverpool nuk është një kafshatë e lehtë.
Top Channel