Arben Gllava dhe familja e tij jetojnë duke mbjellë perime. Fermeri, ish emigrant ka rreth 4 dynymë tokë në fshatin Poshnje të Urës Vajgurore, të cilat ka nisur t’i punojë duke marrë kredi. Ai rrefen kalvarin e gjatë të punës së një fermeri.
“Kosto e madhe. punojmë me velatrice, 30 mijë lekë dynymi, freza 15. Do pleh kimik, kuintali vete 100 mije leke p.sh Blemë farishte, një fidan 260 lek, unë dua vetëm farishte 1 milionë e gjysëm lek. Sivjet dhe farat që na kanë rënë s’janë të sakta të gjitha. Frutin që bëjnë e nxjerrin të shtrembëruar s’e rrisin…. Një kg pleh na thotë agronomi hidhi 10 herë në muaj. ..240 mijë lekë në muaj vetëm pleh. Një spërkatje të bëjme shkon deri në 30 mijë lekë. 10 gram helm të marrësh peshohet si drogë”, thotë Gllava.
Stërmundimet vazhdojnë edhe për ta shitur prodhimin. “E çojmë mallin në treg në Lushnje, makina do 40 mijë lekë për rrugë. Të hyjme brenda në treg do lek te porta, është privat. …Ne marrim lekë borxh derisa fillon prodhimi..te këto pikat që marrim plehrat na janë të shkruajtura të gjitha”, vijon fermeri.
Edhe Arbeni si shumë fermerë ka aplikuar për grante por pa sukses.
“Unë 4 dynym kam. Vajta të aplikoja. Për 50 m s’ke të drejtë të marrësh aplikim për serë. Kushtet që ka vënë shteti s’i ka vënë për mua. I ka vënë për ata që drejtojnë. Një serë nuk bëhet siç thotë ai… Dalim në prodhim dhe me humbje nga perëndia. Na i shkuli para ca muajsh serat. Kërkojmë ndihmë dhe s’përgjigjet njeri”, vijon Arbeni.
Probleme si këto janë të të gjithë fermerëve në Urën Vajgurore të cilët betejën nuk e kanë vetëm me natyrën por janë edhe në luftë për mbijetesë, e çdo herë për fitime mund të flitet vetëm kur me prodhimin e shitur të shlyejnë borxhet që kanë marrë.
Top Channel