Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha ka spikatur këtë sezon më shumë se kurrë në Europa League dhe në kampionatin austriak të futbollit, duke zgjuar interesimin e shumë ekipeve të njohura.

Mes pretendentëve për lojtarin janë dhe Liverpool e Newcastle në kampionatin anglez.

Skuadra e trajnerit Jurgen Klop ka nisur prej ditësh negociata me agjentin e Valon Berishës, me vetë pëlqimin e futbollistit, por së fundmi është shtuar mes ekipeve që e duan edhe Newcastle. Trajneri Rafael Benitez shikon te futbollisti kosovar një garanci për mesfushën në sezonin e ardhshëm, që do të shënojë ringjitjen e “Magpies” në elitë.

Drejtuesit e Newcastle kërkuan Berishën edhe në merkaton e janarit, por lojtari vendosi që të mos largohet nga Salzburgu. Valon Berisha ka lindur në Suedi, por ka një trajektore të çuditshme në karrierën e tij, pasi nuk zgjodhi vendlindjen për të luajtur me kombëtaren, por preferoi Norvegjinë.

Pas njohjes zyrtare të Kosovës nga FIFA, ai luan prej 2 vjetësh me përfaqësuesen e Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA