Mesfushori i përfaqësueses Shpresa, Qazim Laçi është kthyer në protagonist te skuadra franceze e AC Ajaccios, ku vijon karrierën i huazuar nga Olympiacos.

Ai zbriti në fushë në minutën e 70 dhe vetëm 4 minuta më pas shënoi golin e avantazhit për skuadrën e tij, duke zhbllokuar shifrat në sfidën ndaj Nancy.

Takimi përfundoi 2-0, ndërsa Laçi u vlerësua shumë jo vetëm për golin, por edhe për lojën që dhuroi në minutat që pati mundësi të shprehej në fushë.

Qazim Laçi nuk ishte në dispozicion të trajnerit të Shpresave, Alban Bushi, në takimet eliminatore ndaj Sllovenisë, për shkak të një dëmtimi.

Top Channel