Gjysmëfinalet e Europa League, Marseille-Salzburg dhe Arsenal-Atletico

13/04/2018 12:11

Marseille-Salzburg dhe Arsenal-Atletico janë dy çiftet e gjysmëfinaleve që do të diskutojnë mes tyre se cilët do të jenë finalistët e Lionit, në ndeshjen që do të përcaktojë edhe fituesin e Europa League të mërkurën e 16 majit.

Katër ishin pretendentët e mbetur, pas ndeshjeve çerekfinale të luajtura të enjten në mbrëmje, ndërsa shorti nuk pati asnjë kufizim për përballjet e mundshme. Shorti është hedhur përmes ndihmës së ambasadorit të finales së këtij viti, të kompeticionit të dytë për nga rëndësia në kontinentin e vjetër, Eric Abidal.

Gjysmëfinalet do të zhvillohen të enjten e 26 prillit dhe të enjten e 3 majit, datë pas së cilës do të mësohen dy ekipet finaliste. Fituesi i çiftit Marseille-Salzburg do të presë fituesin e çiftit Arsenal-Atletico në finalen e Lionit.

Ndërkohë, në orën 13:00 do të hidhet edhe shorti i gjysmëfinaleve të Champions League.

Top Channel