Bayern-Real dhe Liverpool-Roma janë çiftet gjysmëfinaliste që përcaktuan goglat e shortit të hedhur në Nion të Zvicrës, nën përzgjedhjen e ambasadorit të Championsit të sivjetshëm, Andriy Shevchenko.

Sikurse në Europa League, edhe në kompeticion më prestigjioz të Europës për klube, shorti i kësaj faze nuk kishte kufizime, e përballjet ishin të hapura për cilindo mes 4 pretendentëve të mbetur në garë, gjermanët e Bayernit, italianët e Romës, anglezët e Liverpoolit, si dhe spanjollët kampionë në fuqi të Europës, Real Madrid.

Ndeshjet e para do të luhen të martën e 24 prillit dhe të mërkurën e 25 prillit, ndërsa ato të kthimit më 1 dhe 2 maj. Rrugëtimi drejt finales së Kievit, edhe në Champions ka mbërritur në distancën më të shkurtër, aty ku nuk lejohet asnjë gabim për ata që duan të rrëzojnë nga froni madrilenët e Realit, apo edhe për këta të fundit nëse duan të fitojnë titullin e tretë radhazi.

Finalja e madhe, mes fituesit të çiftit të parë dhe fituesit të çiftit të dytë, do të luhet të shtunën e 26 majit, në stadiumin “NSC Olimpiyskyi” të Kievit, në Ukrainë, ku kryebashkiak është një emër i njohur botëror, ish-boksieri Vitaly Klitschko.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA