PDK i kërkon presidentes së re të kthejë Ligjin për Specialen në Kuvend, Justina Shiroka Pula pritet të marrë vendimin “Mendimi serb se Kosova mund t’i kthehet është vetëm humbje kohe”, deklaron Milo Gjukanoviç.
Udhëheqësi i Partisë Demokratike Socialiste në pushtet, në Mal të Zi, thotë se Serbia e ka humbur luftën për Kosovën me politikat e gabuara të së kalurës dhe konfliktin e pamenduar me NATO-n, në vitin 1999.
Njeriu që ka qenë në pushtet prej gati 3 dekadash, më 15 prill kandidon sërish për postin e presidentit.
“Mali i Zi, – shprehet ai, – nuk e njohu Pavarësinë e Kosovës për shkak të presionit nga Perëndimi, por prej bindjes se e vërteta duhet parë në sy”.
Përpos kësaj, një veprim i tillë për Gjukanoviçin kontribuon në qëndrueshmërinë e rajonit.
“Serbia e sotme, – thotë politikani veteran, – nuk vendos për Kosovën. Ajo thjesht ka marrë më herët faturën e disfatës”.
Sondazhet e deritanishme e vendosin në krye Gjukanoviçin, e ai mund të fitojë përsëri, pavarësisht faktit, që sipas analistëve vendit i nevojitet një ripërtërim demokratik.
Çështja është se opozita malazeze mbetet e fragmentarizuar dhe mjaft e dobët. Votat e komuniteteve pakicë, nga ana tjetër, edhe këtë herë pritet të kenë një rol kyç në zgjedhje.
Gjukanoviç njihet për krijimin e marrëdhënieve harmonike me të gjitha komunitetet etnike në vend, e nga kjo ka përfituar mbështetje të gjerë politike.
Top Channel