Niko Kovac është zyrtarizuar si trajneri i ri i Bayern Munchen. Drejtori sportiv i klubit bavarez, Hasan Salihamidzic ka njoftuar se Kovac do të nisë punën në datën 1 korrik.

Ish-futbollisti kroat, i cili është trajneri aktual i Eintracht Frankfurt, do të zëvendësojë në stolin e Bayern veteranin Jupp Heynckes dhe do të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare.

Niko Kovac ka qenë gjithashtu lojtar i skuadrës më të madhe gjermane në periudhën 2001-2003.

Edhe pse e nisi punën me një skuadër në zonën e rënies nga kategoria, Kovac sezonin e fundit e mbylli në vendin e 11. Aktualisht, Frankfurt është në vendin e 5 në kampionat, vetëm 2 pikë larg zonës së Champions.

Top Channel