Niko Kovac me shumë mundësi do të jetë trajneri i ardhshëm i Bayern Munchen, pas largimit të Jup Heynckes në fund të sezonit.
Mediat në Gjermani janë të bindura se drejtuesit e klubit bavarez do t’ia besojnë drejtimin e skuadrës ish-mbrojtësit kroat, i cili më parë ka veshur edhe fanelën e Bayern. Sipas “Kicker”, tratativat me kroatin janë në fazë të avancuar dhe ai ka firmosur për 2 sezone me Bayern, me një pagë prej 2.2 milionë eurosh në sezon.
Thomas Tuchel shihej si kandidati më potencial për të drejtuar Bayern, por gjermani ka arritur një marrëveshje me gjigandët e PSG.
Kovac është aktualisht në drejtimin e Eintracht Frankfurt, skuadër të cilën e mori në vitin 2016. Edhe pse e nisi punën me një skuadër në zonën e rënies nga kategoria, sezonin e fundit e mbylli në vendin e 11. Aktualisht, Frankfurt është në vendin e 5 në kampionat, vetëm 2 pikë larg zonës së Champions.
Niko Kovac ka qenë pjesë e Bayern Munchen për dy sezone 2001-2003.
Top Channel