Të bësh dashuri është bukur, është mirë për humorin, forcon dhe tonifikon muskujt, relakson lëkurën… Me pak fjalë, na mban në formën e duhur. Por, çfarë ndodh nëse nuk praktikohet për një kohë të gjatë?

Një ndarje, një kohë e gjatë vetëm, puna, udhëtimet të cilat ju mbajnë për një kohë të  gjatë larg partnerit, një sëmundje: ka shumë arsye se pse jeta seksuale mund të bllokohet.

Problemi nuk është seksi, por pasoja që mungesa e tij mund të këtë në shëndetin tonë. Po, sepse efekti domino, mungesa e raportit mund të ndikojë në shëndetin tuaj në shumë mënyra, të mira dhe të këqija.

Këtu janë 6 probleme shëndetësore që mund të ndodhin nëse ju nuk keni marrëdhënie seksuale për një kohë të gjatë. Të bërit dashuri nuk është vetëm kënaqësi, por kursen edhe shumë vizita te mjeku.

FOTO GALERI
1/6
1- Do të jeni më të shqetësuar - Seksi i ndihmon njerëzit të çlirohen. Një grup studiuesish skocezë kanë zbuluar se njerëzit që nuk kanë marrëdhënie seksuale për një kohë të gjatë fajësojnë veten për situata stresuese krahasuar me ata që kishin marrëdhënie seksuale të paktën një herë në dy javë. Arsyeja është e lehtë për t'u kuptuar: gjatë seksit, truri liron kimikate, të tilla si endorfina dhe oksitocina, të cilat ndihmojnë njerëzit të ndihen më të rehatshëm, më të relaksuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA